Thursday, May 7, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Brikena flet “troç” me Mateon: Ja çfarë nuk toleroj te një mashkull

Gjatë një bisede të qetë në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania”, Brikena ka ndarë me Mateon një nga parimet e saj kryesore në raportet me meshkujt.

Banorja shpjegoi se për të është kategorikisht e papranueshme që një mashkull të përdorë fjalor fyes apo të shajë, ndërkohë që ndodhet në praninë e saj. Ajo u shpreh qartë se nuk ndërhyn në atë çfarë ai bën kur është me shoqërinë e tij, por kërkon respekt maksimal kur janë bashkë.

“Në prezencën time, kur flet me mua, nuk kam qejf që një mashkull të shajë. Çdo person që unë e kam njohur e di shumë mirë që në prezencën time nuk shan”, theksoi Brikena.

Nga ana tjetër, Mateo e mirëpriti këtë qëndrim, duke pohuar se edhe për të është një kod personal të mos përdorë fjalor të papërshtatshëm para një femre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles