Kida duket se po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës së saj personale, pasi lidhja me partnerin e saj Ajbi po shkon drejt një hapi të ri të rëndësishëm. Pak muaj më parë, artistja zyrtarizoi publikisht romancën me partnerin e saj, pasi ai i propozoi për martesë në një moment romantik gjatë festimit të ditëlindjes së saj, në dhjetor të vitit 2024. Lajmi asokohe tërhoqi vëmendje të madhe në rrjet dhe u mirëprit nga fansat e këngëtares.
Sipas burimeve të sigurta për “Prive” në Klan Kosova, Kida dhe Ajbi tashmë kanë vendosur ta çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel. Çifti ka marrë vendimin për ta kurorëzuar dashurinë me martesë, duke nisur përgatitjet për ceremoninë e madhe.
Burimet bëjnë me dije se dasma pritet të organizohet në muajin shtator, menjëherë pas përfundimit të sezonit veror, periudhë kur këngëtarja zakonisht është shumë e angazhuar me koncerte dhe projekte muzikore.





