Saturday, May 2, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Numërimi mbrapsht ka filluar! Edicioni i parë i BeautyXmas po troket

Numërimi mbrapsht ka filluar!

Më 21 dhjetor, BeautyXmas 2025 do të mbajë eventin e shumëpritur që bashkon industrinë e bukurisë në një festë kreativiteti dhe bashkëpunimi.

Nën kujdesin e Paula Ramadanit, themeluese e PAULAR Studio, Shop & Academy, BeautyXmas 2025 do të mbledhë në një ambient festiv artistë grimi, estetistë, parukierë, profesionistë të thonjve dhe distributorë të produkteve profesionale për të kremtuar një natë festive.

Ky event, synon të krijojë një platformë ku talenti, rrjetëzimi dhe edukimi ndërthuren për të ndërtuar një komunitet më të fortë dhe më të bashkuar në fushën e bukurisë.
Përveç festës, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete interaktive, prezantime nga marka të njohura, shpërblime dhe momente frymëzuese që promovojnë bashkëpunimin dhe zhvillimin profesional.

Nuk do të mungojnë as dhuratat, të cilat janë të shumëpritura në çdo moment e sidomos në fund të vitit!

Ky dhjetor shënon fillimin e edicionit të parë të BeautyXmas, i cili do të zhvillohet çdo fundvit për të kremtuar arritjet dhe për të forcuar lidhjet në industrinë e bukurisë.
Biletat kanë filluar të shpërndahen, ndaj mos mungoni! Mbrëmja e 21 dhjetorit do t’i shtojë shkëlqim e merituar festave!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles