Tuesday, May 5, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Beauty Fair Albania rikthehet me edicionin e 8-të në dy katet e Pallatit të Kongreseve; 3 ditë kushtuar profesionistëve, trendeve më të fundit dhe surprizave për të pranishmit

Ka disa evente që nuk janë thjesht data në kalendar, por përvoja që mbahen mend gjatë. I tillë është edhe “Beauty Fair Albania”, i cili këtë vit rikthehet për edicionin e tij të 8-të, në datat 8, 9 dhe 10 maj, në Pallatin e Kongreseve.

“Beauty Fair Albania” është një pikë takimi për industrinë e bukurisë dhe shëndetit, ku prezantohen produkte kozmetike, aparatura estetike, shërbime mjekësore, estetike, farmaceutike dhe dentare, duke krijuar lidhje mes bizneseve dhe publikut.

Një rol të rëndësishëm kanë kompanitë e huaja, që sjellin eksperiencë ndërkombëtare dhe teknologji moderne, duke e kthyer panairin në një urë mes tregut vendas dhe atij global.
Në të dy katet e Pallatit të Kongreseve, vizitorët do të gjejnë energji, prezantime, oferta, çmime të ulëta dhe dhurata të shumta.

“Beauty Fair Albania” mbetet një përvojë që bashkon njerëz, ide dhe vizione.
Mos e humbisni eventin më të bukur në vend.
8, 9 dhe 10 maj në Pallatin e Kongreseve.

Ju mirëpresim!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles