Mediat në Maqedoninë e Veriut, kanë raportuar mëngjesin e sotëm me trishtim lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi. Sipas të dhënave paraprake, ai ndërroi jetë si pasojë e një sulmi në zemër.
Shpat Kasapi ishte një prej emrave më të dashur të skenës shqiptare, i lindur më 1 maj 1985 në Tetovë dhe rritur në një familje me traditë muzikore. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, dhe me kohë ai u bë idhulli i një brezi të tërë me stilin e tij modern dhe meloditë energjike.
Ai u afirmua ndërmjet skenës kosovare dhe asaj shqiptare, duke sjellë hitet që u dëgjoheshin kudo nga “A më do?” te “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj” “Kush të ndau prej meje” e shumë të tjera. Lajmi për humbjen e tij ka tronditur publikun dhe komunitetin muzikor, që tashmë ndan me familjen dhe fansat ngushëllime për largimin e një zë të veçantë.
Shpat Kasapi së fundmi po kalonte një moment ngërçi me nënën e djalit të tyre, Selvijen.





