Një moment i krijuar mes Bia Khalifës dhe Tonit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova ka ngjallur diskutime si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë. Gjatë një situate pranë pishinës, Bia iu afrua Tonit dhe e puthi, gjë që ai e mori si një gjest të papërshtatshëm.
Tony u shpreh hapur për pakënaqësinë e tij:
“As nënën e vet nuk e kam puthur para fëmijëve të mi. Kur të bëhesh prind e sheh ndryshe. Nuk dua të të nxjerr keq ty. Te pishina u bë një gjest pak i keq. Mos më puth se i kam dy fëmijë.”
Deklarata e tij solli reflektim te banorët për kufijtë personalë dhe mënyrën si interpretohen veprime të tilla në një format publik.





