Thursday, June 11, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Fifit ia prenë tekstin e këngës dhe s’duhet humbur reagimi i saj

Festivalit të Këngës iu desh vetëm një klik për t’i hequr një pjesë teksti këngës së Fifit, por s’kishin parashikuar reagimin epik që do vinte më pas.

Në një story plot ngjyra, emoji dhe energji karakteristike, artistja ka shpërthyer me një ironi të lezetshme, duke u habitur sesi dikush “guxoi” t’i “priste” vargjet e saj të zemrës në një mënyrë “mizore dhe të pakuptimtë”.

Dhe në stilin e saj, mes humorit dhe thumbit, e bëri të qartë se teksti i këngës së saj me Tirin është i bukur… madje shumë i bukur. Aq i bukur, sa s’e prek dot njeri pa i “tërhequr veshin”.

Mesa duket, në Festival nuk i kanë prerë veç vargjet, por edhe durimin e artistes! Por hej… kur reagimi vjen kaq me stil, ndoshta prerja paska vlejtur për show. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles