Pavarësisht se e ka mohuar publikisht disa herë, zërat për një lidhje të mundshme mes Egli Takos dhe biznesmenit Endri Topalli u rikthyen sërish sot në qarkullim.
Sot qarkulluan të njëjtat aludime, duke përmendur foto të ngjashme të postuara në Instagram dhe duke nënkuptuar se dyshja mund të kenë qenë në të njëjtin udhëtim.
Ky riqarkullim i lajmit duket se ka qenë pika e fundit për këngëtaren, e cila ka reaguar menjëherë përmes disa postimeve të drejtpërdrejta në Instastory.
Reagimi i Eglit: “ Shihemi në gjyq.”
Kjo nuk është hera e parë që Egli reagon ndaj këtyre zërave.
Edhe disa muaj më parë, ajo u detyrua të sqaronte publikisht se personi me të cilin i atribuonin një lidhje nuk ishte partner, por kushëri.
Ajo publikoi foto familjare, duke shuar zërat, por duket se historia është rikthyer sot nga portalet, pavarësisht mohimeve të saj të mëparshme!





