Moderatorja e njohur shqiptare Alketa Vejsiu ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente të veçanta nga një udhëtim i bukur në Paris. Alketa ka publikuar në rrjetet sociale foto të mrekullueshme krah vajzës së saj, Nikolit, e cila ka marrë vëmendjen e të gjithëve me pamjen dhe hijeshinë e saj.
Nikol, e cila po rritet me shpejtësi, është kthyer tashmë në një yll të vogël, duke tërhequr komplimente nga ndjekësit për stilin dhe elegancën që duket se e ka trashëguar nga nëna e saj.





