Sara Gjordeni ka zbuluar se shumë shpejt do të lançojë brandin e saj të skincare, duke përmbushur dëshirën e ndjekësve për të pasur një produkt me emrin e saj. Lajmi u bë i ditur nga vetë ajo në rrjetet sociale, ku tregoi se linja do të prezantohet më 5 dhjetor, në përvjetorin e parë të brandit të saj “NEAS”.
Sipas saj, koncepti dhe niveli i brandit do të jenë “në një tjetër nivel nga çfarë ka ekzistuar më parë në tregun shqiptar”, me produkte të cilësisë së lartë, të punuara me detaj dhe në bashkëpunim me profesionistë që kanë eksperiencë me marka të njohura si Lancôme.
Koleksioni i parë do të vijë në formën e një seti për një rutinë të plotë kujdesi për lëkurën, dhe Sara premton se nuk mund të krijonte “diçka më pak të mirë” për ndjekësit e saj.
“Jam kaq e emocionuar dhe e bindur që do ta dashuroni,” – shkruan ajo.





