Një postim i fundit nga TikTok-erja e njohur Genta Gjalpi ka shkaktuar reagime të shumta mes fansave të “Big Brother VIP Albania”.
Në videon e publikuar, Genta shfaqet e zhgënjyer dhe shkruan:
“Sa u mërzita që nuk ka Big Brother Albania sivjet ”
Kaq ka mjaftuar që rrjetet sociale të pushtohen nga komente, hamendësime dhe debate mbi mundësinë që edicioni i ri i spektaklit të mos zhvillohet këtë vit.
Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga producentët e “Big Brother VIP Albania” apo nga Top Channel, televizioni që transmeton formatin më të ndjekur në vend.





