Wednesday, May 6, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Elton Ilirjani ngre alarmin për gjendjen e Parashqevi Simakut: Rrezikon të mbetet sërish e pastrehë

Elton Ilirjani ka ngritur publikisht shqetësimin për situatën e këngëtares së njohur Parashqevi Simaku, duke paralajmëruar se ajo rrezikon të mbetet sërish pa strehë, nëse nuk ndërhyhet menjëherë.

Në një intervistë për Blendi Fevziun, Ilirjani u shpreh se gjatë 11 muajve të fundit nuk ka pasur asnjë përmirësim në gjendjen e artistes dhe se ajo nuk po merr trajtimin apo mbështetjen e nevojshme.

“Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë! Ka kaluar gati një vit dhe nuk ka asnjë ndryshim. Ajo nuk merr mjekim, doli nga spitali dhe nuk është mirë. Rri gjithë ditën në shtëpi, pa motivim, dhe nuk po përfiton asnjë ndihmë tjetër përveç ‘GoFund’-it që u hap 11 muaj më parë,” – deklaroi Ilirjani.

Ai shtoi se pas muajit janar, këngëtarja mund të mbetet pa banesë, pasi ndihma e ofruar deri më tani përfundon, ndërsa ajo nuk ka dokumente identifikimi për të aplikuar për ndihma të tjera.

“Nga 1 shkurti ajo do të kthehet aty ku ishte, sepse nuk ka as ID. Kam bërë ç’mundem për ta ndihmuar, edhe duke kontaktuar persona që i kanë ofruar strehim në Kavajë, por tani i duhet ndihma e shtetit shqiptar,” – theksoi ai.

Ilirjani apeloi që institucionet shtetërore të ndërhyjnë urgjentisht, duke nënvizuar se situata e Simakut nuk mund të zgjidhet me donacione të rastësishme, por kërkon një angazhim serioz dhe të strukturuar nga shteti për të siguruar kujdes mjekësor dhe dokumentacionin e nevojshëm për këngëtaren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles