Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka befasuar ndjekësit me një vendim që rrallë shihet mes vajzave të famshme sot: ajo ka hequr filler-in e buzëve.
Në një postim në Instagram, artistja ndau një foto të re dhe një mesazh të shkurtër, por kuptimplotë: “Removed my lipfiller”.
Në imazhin e publikuar, Dafina shfaqet me një pamje krejtësisht të ndryshme — më natyrale, më e butë dhe, sipas shumë fansave, më e bukur se kurrë më parë.
Në një kohë kur shumë vajza ndjekin ende trendin e “buzëve perfekte”, Dafina ka zgjedhur të ndjekë një rrugë tjetër, duke përqafuar natyralitetin dhe autenticitetin.





