Një trend i ri ka pushtuar rrjetet sociale! Vajzat tona më të njohura VIP po “çmenden” pas krijimeve me inteligjencë artificiale, ku shfaqen si perëndesha dimri mes peizazheve të mbuluara me borë.
Fotot duken aq reale, sa është e vështirë të dallosh që janë bërë nga AI – makeup perfekt, pamje luksoze dhe stil që të lë pa frymë.
Nga palltot e bardha prej “gëzofi” e deri te flokët e kapura me elegancë, gjithçka duket si skenë nga një film dimëror. Një kombinim perfekt mes teknologjisë dhe estetikës, që po pushton Instagramin e çdo vajze me ndikim.
Një gjë është e sigurt: dimri 2025 do të jetë plot borë… dhe inteligjencë artificiale!





