A ka një person në jetën e Heidit apo jo? Përgjatë ditëve të fundit kjo është një ndër pyetjet që po qarkullon më së shumti, kjo dhe për shkak të deklaratës së bërë së fundmi nga vetë banorja e ish-Big Brother Vip e cila tha se ndihet e lumtur duke lënë kështu dyshime se një tjetër dashuri ka trokitur në jetën e saj.
E teksa këto thashetheme janë duke qarkulluar lart e poshtë, së fundmi vetë Heidi publikoi buqetë me lule. Duke na treguar se sa e special ndihet, të gjithëve na shkoi mendja pikërisht te ai “mashkulli misterioz”, që mund t’i ketë vjedhur zemrën bukuroshes sonë.
Por, mesa duket personat që e kanë përkëdhelur atë janë pikërisht dy fanse të cilat përpos luleve edhe e kanë ëmbëlsuar me një tortë të vogël ngjyrë të kuqe.
Epo, për të gjithë që u “shqetësuan”, u themi që të qetësohen, pasi u gjet se kush e bëri Heidin kaq të lumtur!





