Gazetarja dhe moderatorja e njohur Ola Bruko ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh plot dashuri dhe emocion për nënën e saj, Klara Poloska. Në një postim të shoqëruar me një fotografi të përzemërt me të ëmën, Bruko i ka dedikuar disa fjalë që prekin zemrën.
“Mbretereshës time ti, ajri im, jeta ime. Mu bëfsh 100 vjeç dhe Zoti qoftë me ty e me ne në çdo hap të drejtë që hedhim gjithmonë. Të dua aq shumë sa mendja nuk ta merr. Shëndet e jetë mama,” ka shkruar ajo krahas fotos, duke e shoqëruar me zemra të kuqe.





