Diten e djeshme, në rrjetet sociale u përhap me shpejtësi fragmenti i një kënge të papublikuar, ku duket se janë të përfshirë Dafina Zeqiri dhe Fero.
Pamjet dhe audioja ngjallën reagime të shumta, duke shtuar dyshime te fansat për një bashkëpunim të mundshëm mes dy artistëve.
Por fragmenti riktheu gjithashtu në vëmendje marrëdhënien e tensionuar dhe historinë e mëparshme mes tyre, që shpesh ka qenë një nga diskutimet.
Megjithatë, ditën e sotme menaxheri i Dafinës ka dhënë një reagim zyrtar në rrjetet sociale. Përmes një postimi në Instagram nga labeli “Moneyz Music”, i shpërndarë edhe nga vetë Dafina, është bërë e qartë se materiali i publikuar nuk është projekti final.
“Versioni me ‘feat’ nuk është pjesë e lançimit dhe nuk do të publikohet,”thuhet në njoftim.
Sipas tyre, materiali është shpërndarë pa autorizim, duke u konsideruar si “leak”, ndërsa kënga përfundimtare do të publikohet vetëm në versionin solo nga Dafina Zeqiri.






