Monday, April 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Një nënë fantastike si Çiljeta Xhilaga, emocionon për të birin e Alban Hoxhës: Je zemra e shtëpisë, 11 vite dritë dashuria ime

Në familjen e portierit të Partizanit, Alban Hoxhës ka sot festë. Djali i tij, Beko, feston sot ditëlindjen e tij të 11-të. Një urim i veçantë ka ardhur nga partnerja e portierit, Çiljeta Xhilaga, e cila është treguar një nënë për të.

Fjalët e ëmbla nga Çiljeta nuk mungojnë, duke e cilësuar Bekon si “zemrën e shtëpisë”. Ndër të tjera, këngëtarja tregon dashurinë e pafundme që ka për vogëlushin, madje duke u ndierë një “mama krenare”.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, Beko! Sot mbush 11 vjet plot dritë, gëzim dhe shpirt të bukur. Ti je zemra e shtëpisë, rrezja e djaloshit që çdo ditë më mëson çfarë do të thotë dashuri e pastër, forcë dhe buzëqeshje pa arsye. Të dua pafund, vogëlushi im që rritesh me shpirt të madh dhe energji që ndriçon çdo vend ku shkon. Le të jetë kjo ditëlindje fillimi i një kapitulli plot lumturi, ëndrra dhe suksese të reja! Proud Mama”, shkruan Çiljeta.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles