A e mbani mend Alvisa Qarri, vajza simpatike dhe shpërthyese që bëri bujë me pjesëmarrjen e saj në reality-show-n e famshëm “Për’puthen”? Edhe pse për shumë javë ishte një nga vajzat më të komentuara të programit, duket se dashuria e vërtetë nuk e priste aty…
Por jeta gjithmonë rezervon surpriza!
Alvisa ka habitur ndjekësit në rrjetet sociale duke publikuar për herë të parë foto me partnerin e saj të ri, pikërisht në ditën e tij të lindjes. Me një postim të ëmbël dhe plot dashuri, ajo ka zgjedhur t’i urojë atij ditëlindjen dhe njëkohësisht t’ia prezantojë botës!
Në disa imazhe të shpërndara online, Alvisa shfaqet përkrah partnerit të saj në një ambient festiv, duke konfirmuar kështu se është në një lidhje dashurie larg kamerave dhe zhurmës së medias.
Ky hap i ri në jetën e saj ka ngjallur shumë reagime pozitive, ndërsa ndjekësit kanë vënë re se ajo duket më e lumtur dhe më e qetë se kurrë më parë.





