Zonat verilindore të vendit janë përfshirë nga një valë e ftohtë që ka sjellë ulje të ndjeshme temperaturash, shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore.
Në zonat malore mbi 1000 metra lartësi, reshjet kanë rënë kryesisht në formë bore.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të lagështisë dhe mundësisë së formimit të akullit në rrugë.











