Këngëtarja Ronela Hajati ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment shumë të veçantë.
Kjo pasi në një foto bardhë e zi, ku shihet e përqafuar me partnerin e saj, ajo i ka bërë atij një dedikim të ëmbël për ditëlindje:
“Happy birthday baby! May you get all your heart wishes for!”.

E megjithatë këngëtarja ka zgjedhur të mos e bëjë publik identitetin e partnerit, duke ruajtur një pjesë të rëndësishme të jetës private. Por ky detaj ka ngjallur shumë kuriozitet tek fansat dhe ndjekësit, të cilët prej kohësh kanë qenë të interesuar të dinë më shumë për jetën sentimentale të këngëtares.
Aktualisht, Ronela ndodhet në Kanada, ku po qëndron prej disa muajsh, ku duket se po shijon një periudhë të re të jetës së saj,duke u angazhuar me udhëtime dhe projekte të reja muzikore, si dhe duke kaluar kohë me partnerine saj.





