Monday, April 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Jam i vetmi që kujdesem për familjen”, Buta shfaqet në gjykatë pas akuzave për shtije droge dhe armëmbajtje pa leje

Betim Jonuzi, reperi nga Ferizaj, i njohur më gjerësisht si Buta, është paraqitur sot në Gjykatën Themelore të qytetit.

Ai akuzohet për shitblerje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.
Buta kërkoi lirimin, duke përmendur se ai kujdeset për anëtarët e tjerë të familjes dhe se ata, pa ndihmën e tij, nuk mund t’ia dalin.

“Edhe deshta me shtu veç një, një… që gjykata ta ketë parasysh. Unë jam i vetmi mashkull në familje dhe përkujdesëm për nënën 63-vjeçare, vajzën 1 vjeçare si dhe gruan, të cilat pa mua nuk munden t’i plotësojnë nevojat bazike. Desha që kjo të jetë e qartë dhe t’i keni parasysh këto rrethana”, dëgjohet duke thënë reperi në gjykatë në një video të publikuar nga Indeksonline.

Ai u arrestua më 11 shtator dhe të nesërmen iu vendos masa e paraburgimit prej një muaji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles