Ledion Liço do të moderojë sërish Big Brother VIP Albania, duke hyrë kështu në sezonin e tij të tretë si drejtues i spektaklit më të ndjekur televiziv në vend.
Lajmi u konfirmua në fund të promos së publikuar sot nga Top Channel, duke i dhënë fund thashethemeve për moderuesin e këtij sezoni.
Edhe këtë vit, si çdo sezon tjetër, janë përfolur disa emra të tjerë, përfshirë edhe atë të Arbana Osmanit, por Top Channel ka bërë të qartë se Ledioni do të mbetet në krye të formatit.





