Modelja kosovare, Vildane Zeneli, po shijon pushimet e saj në Liqenin e famshëm të Comos në Itali, dhe ka ndarë disa foto që kanë shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale.
Ajo është shfaqur me një stil provokues dhe tërheqës, veshur me një bikini që ka theksuar perfekt linjat e saj trupore.
Zeneli, e njohur për karrierën e suksesshme në botën e modës në Miami të SHBA-së, kosovarja ka zgjedhur për pak kohë në Evropë, duke shkuar në një nga destinacionet më të bukura të Italisë veriore.





