Me një xhiro të shpejtë në Instagramin e Alketa Vejsiut do kuptoni menjëherë ngjyrën e preferuar të saj.
Duke sjellë pamjen e një barbie, ngjyra më e dashur e moderatores duket se mbetet ajo rozë.
Nga rrobat e banjë e deri tek këmishat, fustanet, palltot dhe xhupat e dimrit, duket se në çdo sektor të garderobës së Vejsiut ka diçka në ngjyrën rozë.
Të tonaliteteve dhe nuancave të ndryshme, herë rozë e lehtë dhe herë e fortë, Alketa ka plotësuar kombinimet e saj duke sjellë një pamje shumë të ëmbël.

Ndonëse Vejsiu ka shijuar të gjitha nuancat e tjera, duket se roza e sjell në formën më të mirë që ajo do të dëshironte.
Ne ju sjellim më poshtë të gjitha herët kur kombinimi i flokëve të artë me ngjyrën rozë ka bërë dyshen perfekte!






