Kim Kardashian i ka sytë gjithmonë tek vetja. Ylli i njohur është fotografuar së fundmi krah filantropistes, Laura Arrillaga në Nobu, Malibu, aty ku kanë shijuar drekën bashkë.
Çfarë ka rënë në sy, ka qenë fakti se Kim ka rënë sërish nga pesha, duke sjellë një standart të ri bukurie.
Kardashian ka zgjedhur një veshje në ngjyrë të zezë, duke e theksuar më shumë “look-un” në platin të flokëve.
Prej disa kohësh familja Kim Kardashian, ka sjellë një model tjetër të formave ideale të trupit, atë të vajzave elegante dhe pa forma të theksuara të fundshpinës apo belit.






