Saturday, May 23, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Shkodra Elektoronike reagon për herë të parë për finalen e Eurovision: Donim të fitonim zemrat…

Pas përfundimit të finales së Eurovisionit, grupi shqiptar Shkodra Elektronike ka reaguar për herë të parë përmes një postimi në rrjetet sociale. Edhe pse nuk arritën të sigurojnë fitoren, ata u shprehën të lumtur për përkrahjen dhe dashurinë që kanë marrë nga publiku.

Në mesazhin e tyre shkruhet:
“Donim të fitonim zemrat tuaja. Duket se ia dolëm. Apo jo? Faleminderit!”

Ky reagim plot emocione vjen pas një performance që ka tërhequr vëmendjen dhe simpatinë e shumë fansave, jo vetëm në Shqipëri, por edhe ndërkombëtarisht. Komentet në postim janë mbushur me mesazhe mbështetjeje dhe krenarie për përfaqësimin dinjitoz që grupi i bëri Shqipërisë në skenën europiane ku u rëndit në vendin e 8-të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles