Ka shumë arsye për t’u dashuruar me motivin me pika. Eshtë elegant, por njëkohësisht lozonjar, i lehtë për t’u kombinuar dhe perfekt për t’i dhënë çdo pamjeje një prekje delikate vintage. Dhe lajmi i mirë është që ky motiv nostalgjik po rikthehet fuqishëm në repertorin stilistik të sezonit.

Te Acne Studios, pamja “bluzë me xhinse” u përditësua me prekje me pika. Bluzat me mëngë të shkurtra visheshin me xhinse në formë patkoi dhe bizhuteri të trasha. Një pamje e lehtë që mund ta provoni për dalje në mbrëmje, darka ose pije pas pune.
Dyqanet me çmime të përballueshme e kanë vënë re tashmë dashurinë e ripërtërirë të modës për pikat, kështu që tani mund të gjeni një gamë të tërë fustanesh, bluzash, pantallonash dhe aksesorësh ëndërrimtarë që do të rifreskojnë lehtësisht pamjet tuaja pranverore.





