Nëse jeni një fanatik i TikTok ose, thjesht, një adhurues i The Weeknd, emri Simi Khadra nuk është lajm për ju. Ajo është parë duke dalë nga apartamenti i këngëtarit dhe gjithashtu duke kërcyer së bashku gjatë gjithë natës. Pra, Simi Khadra dhe artisti i njohur The Weeknd kanë bërë mjaft xhiro në rrjet.

Po kush është Simi Khadra?
Ajo është palestineze. E lindur në Arabinë Saudite, e rritur në Dubai, por me origjinë palestineze. Simi është shfaqur gjithmonë duke mbrojtur dhe përqafuar rrënjët e saj të Lindjes së Mesme. Nga pjesëmarrja në protestat e të drejtave të njeriut deri te një nismë e fundit që mblodhi 20,281,09 dollarë për të furnizuar me energji shtëpitë e familjeve në Gaza, gjithmonë do ta kapni atë duke brohoritur “Palestine e lirë”.
Ajo ka një linjë bukurie “SimiHaze Beauty”
Duke lançuar një markë bukurie me emër së bashku me motrën e saj binjake në vitin 2021, Semi me profesion DJ, është shndërruar në manjat bukurie.
Edhe një informacion tjetër që dihet, është që Simi është (ose ishte) shoqe me ish-të dashurat e The Weeknd, Bella Hadid dhe Selena Gomez.





