Reperi i njohur Stresi dhe ish-bashkëshortja e tij Keisi kanë tërhequr vëmendjen e fansave pas një postimi të dyshimtë në Instagram, që ka ngritur dyshime për një rikthim të mundshëm të çiftit.
Keisi postoi një foto të saj dhe shkroi “së shpejti,” duke e etiketuar Stresin. Ky i fundit e ripostoi dhe e shoqëroi me disa figura zemrash, duke i bërë fansat të aludonin për një rikthim të mundshëm.
Nuk ka pasur ende një konfirmim nga ana e dyshes, por kjo ka mjaftuar që të shpërthejnë spekulimet se ata janë sërish bashkë.
Së fundmi, një video që tregon Stresin dhe Keisin duke u shëtitur nëpër rrugët e Tiranës ka shtuar dyshimet për një rikthim të mundshëm.
Njëkohësisht, Stresi ka folur për ndarjen e tij me Keisin në një intervistë të mëparshme, duke zbuluar se ai kishte mësuar për kërkesën e saj për divorc nëpërmjet një letre që i ishte dërguar për t’u paraqitur në gjyq. Ai e përshkroi momentin si të papritur, duke treguar se e mori këtë informacion pas disa muajsh heshtjeje rreth marrëdhënies së tyre.






