Marina Vjollca prej disa kohësh është ambasadore e brandit të njohur Elisabeta Franchi në vendin tonë.
Ylli televiziv pasi hapi dhe mbylli sfilatën e brendit italian në Javën e Modës në Milano ka arritur që ikonën e modës Elisabeta Franchi ta sjell në Shqipëri, duke realizuar një super sfilatë të një niveli të lartë.
Mbrëmjen e djeshme shtëpia luksoze italiane e modës shfaqi në Tiranë koleksionin e ri Vjeshtë-Dimër 2022/23.
Pjesë të këtij eventi ishin edhe shumë fytyra të njohura publike në vendin tonë.
Gjithçka nën kujdesin e veçantë të Marina Vjollca, kjo sfilatë ishte padyshim një sukses i jashtëzakonshëm.





