Saturday, June 13, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Gjithçka nën kujdesin e Marina Vjollcës, sfilata e Elisabetta Franchi meriton një duartrokitje!

Marina Vjollca prej disa kohësh është ambasadore e brandit të njohur Elisabeta Franchi në vendin tonë.

Ylli televiziv pasi hapi dhe mbylli sfilatën e brendit italian në Javën e Modës në Milano ka arritur që ikonën e modës Elisabeta Franchi ta sjell në Shqipëri, duke realizuar një super sfilatë të një niveli të lartë.

Mbrëmjen e djeshme shtëpia luksoze italiane e modës shfaqi në Tiranë koleksionin e ri Vjeshtë-Dimër 2022/23.

 

 

Pjesë të këtij eventi ishin edhe shumë fytyra të njohura publike në vendin tonë.

 

 

Gjithçka nën kujdesin e veçantë të Marina Vjollca, kjo sfilatë ishte padyshim një sukses i jashtëzakonshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles