Rihanna është zyrtarisht nënë!
Këngëtarja dhe reperi A$AP Rocky janë bekuar me një djalë në datë 13 maj në Los Angeles.
Lajmin e ka bërë të ditur media e njohur TMZ.
Presim shumë shpejt që Rihanna të na zbulojë edhe emrin e djalit të saj.
Riri gjatë muajve të shtatzënisë ka tërhequr vëmendje me stilin e saj të guximshëm, ku ka dalë hapur me barkun e rrumbullakosur.
E gjithë shtatzënia e saj ka vendosur trende të reja për mënyrën se si mund të vishen gratë shtatzëna.





