Revista prestigjoze e modës “Vogue” i ka kushtuar një artikull këngëtares shqiptare Dua Lipa dhe shkak është bërë veshja e saj e fundit në një koncert.
Këtë herë, Dua ka shkëlqyer në pink, duke i lënë të gjithë pa fjalë.
Ajo kishte veshur një jumpsuit rozë, doreza në të njëjtën ngjyrë (Balenciaga) duke treguar edhe njëhëre siluetën e saj super joshëse.

Kësaj veshje “Vogue” e ka vlerësuar pozitivisht duke na kujtuar të gjithëve se përpos një këngëtare e talentuar, Dua Lipa është shndërruar edhe në një ikonë mode.
Përpos suksesit në muzikë, Dua po merr një hov të jashtëzakonshëm edhe në fushën e modës dhe kjo vihet re në miqësinë e saj me dizajnerat më në zë të momentit: Simon Porte Jacquemus, Arnaud Vaillant dhe Ludovic de Saint Sernin.
Këngëtarja ka një stil perfekt dhe këtë e konfirmojnë të gjithë.





