Kryefjala e ditës së sotme padyshim ka qenë lajmi se ASAP Rocky ka tradhtuar Rihanna-n me stilisten e këpucëve, Amina Muaddi.
Pas këtyre lajmeve që çmendën rrjetin, Amina Muaddi ka reaguar më në fund.
“Gjithnjë kam besuar se një gënjeshtër e shpërndarë në rrjete sociale nuk meriton asnjë përgjigje apo sqarim, veçanërisht një që është kaq e poshtër. Në fillim mendova se ky thashethem i rremë, i sajuar me qëllim dashakeq, nuk do merrej seriozisht. Megjithatë në 24 orët e fundit, më kanë rikujtuar se jetojmë në një shoqëri që nxitohet kaq shumë për të folur për tema pa u bazuar në fakte, duke treguar se për ta nuk ka limite. As kur dikush mund të jetë duke kaluar një nga periudhat më të bukura të jetës”, ka shkruar ajo.
Amina thotë se “i duhet të flasë” edhe nëse thashethemi nuk i drejtohet asaj në mënyrë direkte, sepse bëhet fjalë për njerëz “për të cilët ajo ka respekt”.
Ajo e mbyll duke thënë:
“Ndërsa Rihanna vazhdon të jetojë jetën e qetë dhe si e veshura më bukur për momentin, unë po u kthehem gjërave të mira. Ju uroj të gjithëve një fundjavë të bukur Pashkësh!”
Pra, ishte *gënjeshtër*. TikTok, Instagrami dhe gjithë rrjetet e tjera sociale mund të qetësohen!




