Marrëdhënia e dashurisë mes Rihannës dhe dhe A$AP Rocky mund të ketë marrë fund.
Së fundmi, një thashethem është përhapur si zjarri në Twitter, ku pretendohet se reperi e ka tradhëtuar këngëtaren me mikeshën e saj, stilisten Amina Muadhdi.
Ishte Louis Pisano, një influencues dhe komentues i modës, që ndezi rrjetet sociale me këtë spekulim. “Rihanna dhe ASAP Rocky janë ndarë. Rihanna u nda me të pasi e kapi atë duke tradhtuar me stilisten e këpucëve Amina Muaddi”, ka shkruar në llogarinë e tij.
Për disa arsye, fansat e çiftit, të cilët janë në pritje të fëmijës së parë, nuk e besojnë se ky lajm që po qarkullon është i vërtetë.
Vetë dyshja nuk ka komentuar asgjë. Vetëm pak ditë më parë, Rihanna realizoi një set fotografik për Vogue, ku foli për herë të parë për shtatzëninë e saj dhe se sa e dashuruar është me reperin.




