Friday, June 12, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Pra, çantat e qelqit janë trendi më i ri tani?


Trendi më i ri i çantave: e bërë prej qelqi dhe me brirë djalli. Dhe për këtë trend të ri paska menduar shtëpia e modës franceze “Coperni”.

Çanta origjinale Coperni u bë e njohur gjatë vitit të kaluar, pasi e mbante gjithmonë me vete Maddy tek seriali “Euphoria”.

Mesa duket ky trend është përqafuar menjëherë nga yjet e Hollivudit. Në Grammy, pamë këngëtaren Doja Cat me këtë çantë, të cilën e kishte mbushur vetëm me karamele.

Por ajo që e vulosi si trend ishte Kylie Jenner e cila është shfaqur me këtë çantë disa ditë më parë në konferencën për media të Hulu të “Kardashians”, e cila në atë çantë qelqi kishte futur vetëm dy lipstick nga linja e saj.


Është e vërtetë që çanta mund të mbajë teknikisht një ose dy objekte të vogla. Por kryesisht funksionon si bizhuteri, pra një vepër arti në dorë.

 

“Është një mënyrë e shkëlqyer për të reklamuar diçka që dëshironi që njerëzit ta shohin,” është shprehur historiania e modës Kimberly Chrisman-Campbell. Ajo gjithashtu shtoi se e sheh atë si një lojë, në epokën e Instagramit.
Page Six ka raportuar se çantat shiten për 2,700 dollarë.
Pavarësisht nga çmimi i lartë, dizajnerët janë të sigurt se produkti i tyre është shumë funksional.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles