Festivali dedikuar muzikës e artit “Coachella” në Kaliforni u rikthye. Kjo ngjarje e rëndësishme e modës kishte 2 vite që nuk organizohej për shkak të pandemisë së COVID-19.
Fatmirësisht Coachella u rikthye ditën e djeshme dhe do zgjasi deri më 24 prill.
Gjatë këtyre ditëve do interpretojnë artistë të zhanreve të ndryshme të muzikës, si rok, pop, hip hop, electronic dance. Atje po ashtu bëhen prezantime të krijimeve artistike, si instalacioneve të ndryshme e skulpturave.
Artistët që janë përzgjedhur për të performuar sivjet janë të shumtë si për shembull: The Weeknd, Harry Styles, Billie Eilish, Doja Cat, Maneskin, Stromae etj.
Përpos performancave, Coachella është cilësuar si festivali ku të gjithë kanë mundësinë të prezantojnë veshjen më me stil dhe më të bukur.
Po ndërkohë që po presim me padurim se çfarë do të ndodhë sivjet, le të hedhim një vështrim pas tek veshjet më të spikatura ndër vite në Coachella.