Ndërsa fustanet dhe korset e tejdukshme po pushtojnë tapetin e kuq në vitin 2022, Kylie Jenner ka kuptuar se lëvizja tjetër janë pantallonat e tejdukshme.
Ylli i reality-show u shfaq në konferencën e fundit për media për Hulu të “The Kardashians”, me një kostum që është një ndër trendet më dominante.
Kostumi i bardhë i Jenner-it merr qasje deri diku sportive, të cilën ajo e kishte veshur pa asnjë gjë tjetër poshtë, ndërkohë e kishte kombinuar me pantallonat të gjera të bëra nga një material pothuajse tërësisht i pastër dhe transparent.

Jenner e plotësoi look-un e saj duke i bërë flokët me onde të gjata.
Pantallonat e Jenner nuk janë e vetmja pjesë e veshjes së saj që ishte e dukshme, por edhe çanta e saj shumë e veçantë.






