Sunday, September 13, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Martohet nipi i ish-ministrit Lefter Koka, brenda dasmës përrallore

Roni Koka, djali i biznesmenit të njohur në qytetin e Durrësit, Leonard Kokës, i cili është vëllai i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, mbrëmjen e së shtunës i ka dhënë fund beqarisë, teksa ka kurorëzuar dashurinë me partneren e tij, Suela Molla.

Në një ceremoni të mbajtur në një sallë eventesh në qytetin e Durrësit, gjithçka ka qenë e planifikuar me detaje. Dekori, lulet dhe atmosfera festive e kanë kthyer ceremoninë në një nga momentet e veçanta për familjen Koka, e cila ka martuar djalin e familjes.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, vihet re se në ceremoni kanë marrë pjesë një numër i madh të ftuarish. Ndërsa darka është shoqëruar edhe me muzikë live, ndërsa në mesin e artistëve që kanë performuar ka qenë edhe këngëtari Ervis Behari.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles