Friday, October 30, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Pse hoqi dorë nga dasma e Kushtrimit dhe Aurorës? Elijona tregon çfarë ndodhi

Mungesa e Elijonës në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës ishte një nga temat që mori vëmendje dhe u komentua shumë në rrjetet sociale.

E ftuar në rubrikën “25 Pyetje” të Prive By LS, Elijona ka folur për herë të parë rreth kësaj mungese, duke treguar se fillimisht kishte pasur dëshirë të ishte e pranishme në festën e çiftit.

Ajo konfirmoi se ftesën e kishte marrë dhe madje kishte bërë plane për të marrë pjesë, por disa gjëra që kishte mësuar më vonë e kishin bërë të ndryshonte mendje.

“Ftesën e kam marrë, kam pasur shumë qejf të jem e pranishme, unë vdes për dasma. Kam pasur plan të vij, mirëpo emri im nuk ka qenë në listë për shkak të disa gjërave që i kam marrë vesh më vonë dhe kam ndaluar”, u shpreh ajo.

Pa përmendur emra, Elijona shtoi se nuk dëshiron të jetë e pranishme në një vend ku e di se prania e saj mund t’i pengojë dikujt, apo disa personave.

“Unë nuk kam qejf të shkoj në një vend kur e di që prezenca ime i pengon dikujt apo disave. Vendosa të rri vetë, nuk jam askush t’ia prishë kënaqësinë dikujt tjetër”, deklaroi ajo.

Megjithatë, pavarësisht mungesës, Elijona pati fjalë të mira për çiftin, duke e cilësuar dasmën shumë të bukur dhe duke u uruar Kushtrimit e Aurorës jetë të gjatë dhe të lumtur së bashku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles