Moderatori i njohur Bledi Strakosha i është nënshtruar një ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale pasi dyshohet se ka pësuar një goditje në tru. Për më shumë se 12 ditë, ai ka qëndruar i shtruar në spital, ndërsa pas rikuperimit ka ndarë një mesazh për të gjithë ndjekësit e tij, por edhe për mjekët që i qëndruan pranë gjatë këtyre ditëve të vështira.
“Ka periudha në jetë që të bëjnë të ndalosh, të reflektosh dhe të kuptosh edhe më shumë se sa e çmuar është jeta dhe njerëzit që ke pranë. Sot, me shumë mirënjohje, dua t’ju falënderoj të gjithëve për çdo mesazh, telefonatë, fjalë të mirë, lutje dhe mendim pozitiv që më keni dhuruar gjatë kësaj periudhe jo të lehtë shëndetësore, për shkak të një ndërhyrjeje delikate dhe të vështirë.
Fatmirësisht, gjithçka shkoi shumë mirë falë ekipit të drejtuar nga Profesor Eugen Enesi. Faleminderit edhe doktoreshë Vojsava Leka dhe Stela Dodaj, që më ndoqën për 12 ditë me një përkushtim të rrallë. Faleminderit që ishit pranë meje, veçanërisht familjes sime. Mirënjohje nga zemra!”, shkruan Strakosha në një postim në rrjetet sociale.




