Tuesday, September 8, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Pas Jozit, Eduart Kuçi shpallet në kërkim nga Policia, për çfarë akuzohet

Një zhvillim i ri është shënuar në lidhje me konfliktin mes këngëtarit Jozefin Marku dhe Eduard Kuçit.

Kuçi është vendosur në kërkim policor dhe po hetohet për moskallëzim krimi, pasi nuk ka bërë denoncim për sulmin ndaj tij. Sipas deklarimeve të tij në polici, ngjarja ka nisur pas një konflikti banal, të shkaktuar nga bllokimi i rrugës me automjet.

Gjatë marrjes në pyetje, Kuçi ka deklaruar se përplasja ka qenë një konflikt i çastit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes.

Ndërkohë, këngëtari Jozefin Marku dhe shoferi i tij, Kristjan Nikolli, janë arrestuar në lidhje me dhunën ndaj Kuçit. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të dy.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles