Monday, September 7, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

I rrahën të birin në mes të autostradës, reagon babai i Edi Kuçit: Jemi të shokuar dhe pa fjalë, nuk kam çfarë të them

Videoja ku këngëtari Joz Marku ka ndaluar në mes të autostradës Edi Kuçin dhe e ka dhunuar po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta nga publiku.

Mes reagimeve, vëmendje të veçantë mori edhe një postim i babait të Edi Kuçit, Arsim Kuçit. Në të shfaqej një tatuazh me mbishkrimin “hakmarrja nuk ka datë skadence”, e cila u intepretua në rrjet si një paralajmërim për hakmarrje pas dhunës të së birit.

Por Arsim Kuçi ka mohuar se postimi është bërë prej tij apo me iniciativën e tij. Në një reagim për emisionin “Shqipëria Live”, ai tha se familja e ka përjetuar rëndë ngjarjen, ndërsa theksoi se për momentin nuk dëshiron të dalë në media.

“Faleminderit për interesimin tuaj. Ju jemi mirënjohës. E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen, sepse Shqipëria është vendi i shqiptarëve. Për këtë arsye kam lejuar djalin tim të marrë pjesë në Top Channel në fillimet e karrierës. Por nga ky rast jemi të shokuar dhe pa fjalë. Sa i përket asaj që postohet, dua të sqaroj se postimet që qarkullojnë nuk janë bërë nga unë dhe as me iniciativën time. Për momentin nuk jam i gatshëm të jem prezent në media, sepse nuk kam çfarë të them më shumë. Me respekt, Arsim Kuçi,” u shpreh ai.

Ndërsa Joz Marku është arrestuar nga Policia e Shtetit të shtunën teksa qëndronte në banesën e mikut të tij. Ai akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe“Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles