Tuesday, September 1, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Ëndrra vazhdon”, Agron Llakaj merr në dorë drejtimin e “Portokalli”

Epo tani nuk ka më dyshime, Agron Llakaj do të rikthehet pas 16 vitesh pikërisht në shtëpinë e tij, në “Portokalli”.

Aktori i njohur i humorit, i cili për vite me radhë ka qenë dhe figura e këtij spektakli humori do të jetë sërish në krye të këtij formati i cili për vite me radhë ka mbajtur të mbërthyer pas ekranit shqiptarët dhe i ka bërë të qeshin.

Ai do të marrë drejtimin e spektaklit, ku krahas rolit të drejtuesit, do të ngjitet në skenë edhe si moderator dhe aktor.

“Një muaj të mbarë! Dhe ëndrra vazhdon, “Portokalli”. Faleminderit Lori Dritan Hoxha! Faleminderit Top Channel”, ka qenë ky postimi me të cilin Llakaj e ka nisur këtë muaj shtatori.

Me përvojën prej disa dekadash, Agron Llalaj do të rikthehet me risi dhe surpriza të cilat padyshim do të vazhdojnë të mbajnë publikun çdo të diel pas ekranit.

Agron Llakaj rikthehet në “shtëpi” pas 16 vitesh,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles