Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka kujtuar me mall nënën e saj të ndjerë në ditën e saj të lindjes.
Adelina ka ndarë në Instagram një fotografi të së ëmës, duke e shoqëruar me një dedikim prekës, ku shpreh mallin dhe dhimbjen për mungesën e saj.
“Ty që na shikon nga lart, ty që prehesh mes engjëjve, urime ditëlindja ty mam, që më mungon çdo ditë më shumë”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos.
Dedikimi i Adelina Ismailit ka prekur ndjekësit, teksa ajo ka zgjedhur ta përkujtojë të ëmën me fjalë të ndjera në këtë ditë të veçantë.




