Monday, August 31, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Surpriza që përloti Mihrijen: Vajza e saj, Tringa, në pritje të ëmbël të një djali!

Çifti ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit përmes rrjeteve sociale, duke zbuluar edhe momentin emocionues kur ua treguan shtatzëninë Naimit dhe Mihrijes.

Tringa dhe Platori kishin menduar një mënyrë të veçantë për t’ua bërë me dije lajmin prindërve. Përmes një videoje, Tringa nis me një përshëndetje, ndërsa më pas i tregon Mihrijes se ajo tashmë është “gjyshja Miki”.

Në momentin që kupton surprizën, Mihrija emocionohet jashtëzakonisht shumë dhe nuk i fsheh dot lotët e gëzimit.

Por surpriza nuk përfundoi aty. Të njëjtin lajm çifti ia kishte rezervuar edhe Naimit, duke e prezantuar si “gjyshin më të ri”.

Momenti ka qenë tejet emocionues për të gjithë familjen, e cila e ka pritur me shumë gëzim lajmin se së shpejti do të zgjerohet me një anëtar të ri.

Ndërkohë, gjininë e bebit Tringa e ka zbuluar përmes një videoje në TikTok, ku ka bërë të ditur se ajo dhe Platori do të bëhen prindër të një djali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles