Monday, August 31, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Dafina udhëton drejt Romës për dasmën e Kidës

Dasma e shumëpritur e Kidës do të mbahet ditën e nesërme, ndërsa këngëtarja ka ftuar emra të shumtë të njohur të muzikës për të qenë pjesë e kësaj dite të veçantë. Ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen është prania e Dafina Zeqirit, e cila ka udhëtuar drejt Romës, aty ku Kida do të kurorëzojë dashurinë e saj.

Lajmi për praninë e saj në dasmën e Kidës, është bërë nga vetë Dafina përmes një InstaStory, ku ajo ka postuar ftesën dhe e ka shoqëruar me një mbishkrim të shkurtër, ku shkruan: “Nusja jonë e bukur.”

Prania e Dafinës rikthen në vëmendje edhe historinë e miqësisë mes dy këngëtareve. Dy vite më parë, Kida dhe Dafina ndërprenë raportet mes tyre, duke hequr njëra-tjetrën nga Instagrami, por asnjëra prej tyre nuk dhanë arsyeje publike për ndarjen e tyre.

Kriza në miqësinë e tyre ndodhi në periudhën kur Dafina kurorëzoi dashurinë me Kreshnik Gjergjin, ndërsa Kida nuk ishte pjesë e dasmës së saj. Megjithatë, në shtator të vitit 2025 “Prive” raportoi se dyshja kishte lënë pas mosmarrëveshjet dhe ishin pajtuar.

Një vit pas pajtimit, duket se marrëdhënia mes tyre është më e mirë se kurrë, këtë e dëshmoi prania e Dafinës në dasmën e Kidës.

Nga kriza në marrëdhënien e tyre te pajtimi, Dafina udhëton

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles