Wednesday, August 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Një romancë e re? Rizarta Hoxha dhe Arbër Çepani në një lidhje dashurie?

Një romancë e re duket se po merr jetë në botën e showbiz-it shqiptar. Rizarta Hoxha dhe Arbër Çepani janë bërë protagonistë të aludimeve për një lidhje dashurie, pasi dyshja është parë së bashku gjatë pushimeve në Spanjë.

Fotot e kapura nga paparacët kanë tërhequr menjëherë vëmendjen, teksa Rizarta dhe Arbëri shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit duke shijuar ditët e pushimit. Ajo që ka rënë veçanërisht në sy është edhe detaji i veshjeve të tyre: të dy shfaqen të kombinuar me ngjyrën bordo, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një afërsi mes tyre.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një konfirmim publik për një lidhje, dalja e përbashkët dhe pushimet në Spanjë kanë mjaftuar që fansat dhe ndjekësit të nisin aludimet për një romancë të re.

Mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë thjesht për një miqësi apo nëse Rizarta Hoxha dhe Arbër Çepani janë çifti i ri i showbiz-it shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles