Saturday, August 22, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Dua Lipa feston ditëlindjen, i ati e uron me fjalë emocionuese: Uroj që dora e Zotit të jetë gjithmonë mbi ty

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, po feston ditëlindjen, ndërsa një prej urimeve më të veçanta për të ka ardhur nga babai i saj, Dukagjin Lipa.

Përmes një mesazhi të ndjerë, ai shprehu dashurinë dhe krenarinë e madhe që ndjen për vajzën e tij, duke i përcjellë edhe një urim të veçantë për mbrojtje dhe lumturi.

“Gëzuar ditëlindjen, Dua! Të dua shumë dhe jam jashtëzakonisht krenar për ty”, shkroi ai, duke shtuar: “Uroj që dora e Zotit të jetë gjithmonë mbi ty dhe të të mbrojë nga çdo e keqe.”

Në vijim, i ati i këngëtares theksoi se dashuria që Dua u jep njerëzve të saj më të afërt është edhe forca që e mbron dhe e bën të lumtur.

“Dashuria që ti u jep të gjithëve ne, qoftë mburoja që të mban të sigurt dhe të lumtur. Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime”, përfundoi urimin e tij emocionues Dukagjin Lipa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles